Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka ripërsëritur në një videoadresim të martën, se është i përgatitur të diskutojë mosanëtarësimin e Ukrainës në NATO në këmbim të një armëpushimi të përhershëm, që përfshin tërheqjen e trupave ruse dhe një garanci për sigurinë e Ukrainës.
“Është një kompromis për të gjithë: për Perëndimin, i cili nuk di çfarë të bëjë me ne në lidhje me NATO-n, për Ukrainën, e cila dëshiron garanci sigurie dhe për Rusinë, e cila nuk dëshiron zgjerim të mëtejshëm të NATO-s”, ka thënë Zelenskyy, raporton Sky News.
Ai ka përsëritur gjithashtu thirrjen e tij për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin.
Zelenskyy ka thënë se nëse nuk takohet me Putinin, është e pamundur të kuptohet se çfarë dëshiron Rusia.
Ai ka thënë më herët se çdo gjë e vendosur në ligjin ukrainas do të duhej t'i nënshtrohej një referendumi.
Edhe
Ukraina heq dorë nga NATO-ja
Zelenskyy ka shtuar se Kievi do të jetë i gatshëm të diskutojë statusin e Krimesë dhe rajonit lindor të Donbasit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia, pas një armëpushimi dhe hapave drejt ofrimit të garancisë së sigurisë.
Më herët, presidenti ukrainas pretendoi se Rusia kishte bombarduar përgjatë një korridori humanitar, duke plagosur katër fëmijë që ishin në mesin e civilëve që u evakuuan të hënën. Ai ka thënë se granatimet ndodhën në rajonin Zaporozhzhya, destinacioni fillestar i atyre që po largoheshin nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit.
-
Zelensky i gatshëm të heqë dorë nga presidenca për paqe ose anëtarësim në NATO
-
Për herë të parë, Zelensky thotë se mund të bëjë lëshime territoriale për t’i dhënë fund luftës
-
Ukraina e gatshme “të lëshojë pe” nëse NATO nuk është e gatshme ta pranojë atë ende
-
Zelensky ofron koncesione për paqen dhe vë topin në anën e Putinit