Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Ukraina nuk do t’i përkulet ultimatumeve nga Rusia

Ukraina nuk do t'i përkulet kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus, ka thënë presidenti Voldymyr Zelensky për mediat ukrainase.

“Ne kemi një ultimatum me pika në të dhe na është thënë ‘ndiqeni atë dhe pastaj do t’i japim fund luftës’. Ukraina nuk mund të përmbushë ultimatumin”, ka thënë Zelensky në një intervistë të publikuar nga kompania e transmetimit publik ukrainas Suspilne, cituar nga Reuters.

Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit këtë mëngjes për të u dorëzuar në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët.

Por Ukraina e injoroi atë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk ishte opsion.