Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ngrënë iftar me ushtarët myslimanë ukrainas që agjëronin Ramazanin, të premten, në atë që ai tha se do të bëhej një "traditë e re respekti" e përvitshme.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në darkën që përfshinte liderët e “Mejlisit”, organi më i lartë ekzekutiv-përfaqësues i tatarëve të Krimesë, dhe përfaqësuesit e klerit mysliman, Zelensky falënderoi komunitetin mysliman.
Ai ka thënë se muaji i Ramazanit “respektohet gjithandej Ukrainës – madje edhe në vijën e frontit, edhe në kushtet e luftës”.
Zelensky shfrytëzoi momentin të kritikonte sërish trajtimin që rusët ua bëjnë myslimanëve në Krime.
“Përpjekja e Rusisë për ta nënshtruar Ukrainën dhe popujt e tjerë të Evropës filloi pikërisht nga okupimi i Krimesë së Ukrainës, pikërisht nga shtypja në Krime kundër ukrainasve dhe tatarëve, kundër myslimanëve të Krimesë”, tha ai.
-
Zelensky uron Ramazanin: Le të na ndihmojë lutja ndaj të pafeve rusë
-
Zelensky mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, thotë se është i gatshëm për armëpushim me Rusinë
-
Zelensky kërkon shtyerjen e bisedimeve me Rusinë
-
Zelensky për Krishtlindje uron që Putini të vdesë
-
Zelensky: Rusia po e saboton takimin ndërmjet meje dhe Putinit