Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky shihet në zyrë për herë të parë që nga pushtimi rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video në të cilën shihet në zyrën e tij në Kiev, për herë të parë që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Duke shikuar jashtë në dritare, Zelensky nisi fjalimin duke thënë: “Po qëndroj në Kiev. Në zyrën time. S’po fshihem. Dhe s’po i frikësohem askujt”.

Deri tash, Zelensky shfaqej vetëm në ambiente të jashtme bashkë me pjesëtarë tjerë të pushtetit.

 

Я залишаюсь у Києві. На Банковій. Не ховаючись. І нікого не боюсь. Стільки, скільки потрібно, щоб перемогти у цій війні!

Posted by Володимир Зеленський on Monday, March 7, 2022

 

Artikuj të ngjashëm