Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky pyetje-përgjigje me gazetarët në metronë e Kievit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë të rrallë për media në Kiev.

Konferenca e së shtunës është mbajtur në metronë e kryeqytetit të Ukrainës.

Përveç batutave që shkëmbeu me gazetarët, Zelensky ka konfirmuar se dëshiron të vazhdojë negociatat me presidentin rus Vladimir Putin.

“Që prej fillimit të luftës kam insistuar për negociata me liderin e Federatës së Rusisë, sepse besoj se çdo format tjetër me ndërmjetësim nga shtetet e tjera nuk do të ofrojë rezultatet e dëshiruara. Besoj se kjo luftë mund të ndalet nga ai që e nisi”, ka thënë ai.

Ai është pyetur nëse frikësohet nga krejt situata e luftës. Ka thënë se më shumë frikësohen truprojat e tij, sesa ai.

Edhe Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin Botë Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin

“Ja një përgjigje gjysmake e pyetjes suaj rreth jetës sime. Unë nuk jam shumë i frikësuar, truprojat e mi janë shumë të frikësuar, sinqerisht po ua them. Edhe familja ime është e tmerruar, ua them me sinqeritet”, ka thënë ai. “Nuk kam të drejtë të jem i frikësuar, sepse njerëzit tanë kanë treguar se nuk i tremben askujt. Ata janë të frikësuar për fëmijët e tyre, por njerëzit ndalën tanket ruse me duart e tyre”.

Ai ka thënë se Ukraina pret 100 për qind të përkrahjes nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Antonio Guterres pritet të takohet ndaras me presidentët e Ukrainës dhe Rusisë gjatë javës së ardhshme.

“Presim përkrahje 100 për qind, sepse e vërteta është në anën tonë. Pas vizitës së tij, nëse ka kohë, ai patjetër se do të vizitojë vendet ku ndodhi tortura dhe ku u vranë civilët”, ka thënë ai.

Vizitën e tij e ka konfirmuar Kremlini. Zëdhënësi i regjimit të Vladimir Putinit ka konfirmuar se Guterres do të takohet të martën me ministrin e jashtëm, Sergey Lavrov, dhe pastaj do ta presë presidenti Putin.

Edhe Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë Botë Zelensky zotohet të vazhdojë luftën nëse bisedimet e paqes dështojnë

Shefi i Kombeve të Bashkuara të enjten do të niset drejt Ukrainës për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.