Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky pret delegacionin e kryebashkiakëve evropianë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe një delegacion i kryebashkiakëve evropianë u takuan në Kiev.

Takimi ishte një shans për delegacionin që ta tregojë angazhimin e tyre në mbështetjen e restaurimit të qyteteve të Ukrainës.

Zelensky i ka falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e tyre me ndihma humanitare dhe armë.

Takimi përfundoi me kryebashkiakun e Firences dhe presidentin e Eurocities, Dario Nardella dhe me kreun e Administratës Presidenciale, Andrii Yermak duke nënshkruar një memorandum angazhimi.