Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Po t’i kishim armët e duhura lufta tashmë do të kishte mbaruar

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një video-adresim ka thënë se po të kishte Ukraina armë më të mira, “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, atëherë lufta tashmë do të kishte mbaruar”, raporton BBC.

Zelensky ka shtuar se është a padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të lusë aleatët e saj për t’i ndihmuar me armët që i mbajnë në depo me vite.

“Në të gjitha intervistat dhe negociatat me liderët e botës demokratike, kam thënë se është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë për atë që partnerët e mbajnë në depo tash e sa vjet”, ka thënë Zelensky.

Ai ka shtuar se nëse ato shtete kanë armët dhe municionin që Ukrainës i duhet atëherë “është detyrë e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, të shpëtohen jetët e mijëra ukrainasve”.

Ai ka shtuar se nëse shteti i tij do të marrë armët që i janë premtuar për javët në vijim, atëherë ende mund të shpëtohen jetët e mijëra qytetarëve.