Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky: Një ditë edhe Suedia do ta urojë Ukrainën për pranimin në NATO

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar të enjten Suedinë për anëtarësimin në NATO duke thënë se një ditë do të jetë Suedia ajo që uron Ukrainën për pranim në aleancë.

Suedia u bë zyrtarisht anëtarja e 32-të e aleancës veriatlantike. Vendimi për t’u larguar nga neutraliteti erdhi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

“Sot është e rëndësishme të theksojmë se një tjetër shtet në Evropë është më i mbrojtur nga djalli rus”, ka thënë Zelensky në adresimin e mbrëmjes.

Rusia ka paralajmëruar kundërmasa ndaj Suedisë.

“Në kohën e agresionit rus... të gjithë e shohin se sa e rëndësishme është të ruhen aleancat dhe partneritetet”, ka shtuar Zelensky.

Edhe Zelensky: NATO-ja është alternativa për të shmangur një tjetër luftë Botë Zelensky: NATO-ja është alternativa për të shmangur një tjetër luftë

Ukraina ka kërkuar anëtarësimin në NATO. Liderët janë pajtuar që ajo të pranohet sapo të përfundojë lufta, duke insistuar në përmbushjen e disa kritereve.

“Do të vijë një ditë kur Suedia do ta urojë Ukrainën për anëtarësimin në aleancë po ashtu”, ka thënë ai.