Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se Ukraina ka nevojë për sisteme të mbrojtjes raketore për të parandaluar sulmet ruse.
“Pata një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Koordinuam pozicionet në prag të Samitit NATO-s në Madrid. Theksuam rëndësinë e një sistemi të fuqishëm të mbrojtjes raketore për Ukrainën për të parandaluar sulmet terroriste ruse”, ka shkruar Zelensky në Tëitter të martën.
Udhëheqësit e NATO-s - të cilët takohen në Madrid për samitin që nis të martën - pritet të miratojnë planet për të zgjeruar në masë të madhe numrin e trupave në gatishmëri të lartë në më shumë se 300.000.
Aktualisht numri i tyre është 40.000.
Sekretari i përgjithshëm i aleancës e quajti këtë veprim rishikimin më të madh të mbrojtjes kolektive që nga Lufta e Ftohtë.
-
Presidenti i Ukrainës kërkon mbështetjen e aleatëve të NATO-s
-
Zelensky u kërkon aleatëve të NATO-s më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore
-
Zelensky propozon një mburojë të përbashkët ajrore me BE-në
-
Aleatët takohen sot lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën
-
Takohen sot shefat e Mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar për Ukrainën