Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky e populli ukrainas marrin çmimin “Sakharov”

Parlamenti Evropian ua ka ndarë presidentit të Ukrainës dhe popullit ukrainas çmimin “Sakharov”, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Çmimi, sipas presidentes së këtij institucioni të Bashkimit Evropian, Roberta Matsola, u dha për ukrainasit që po luftojnë për atë që besojnë.

“Ata luftojnë për vlerat, mbrojnë demokracinë, lirinë dhe sundimin e ligjit. Ata rrezikojnë jetën e tyre. Askush nuk meriton një çmim më shumë se Ukraina. Urime popullit të guximshëm të Ukrainës”, tha Matsola.

Çmimi “Sakharov” nisi të ndahej në dhjetor të vitit 1988 nga Parlamenti Evropian, në shenjë nderimi për invdividët, organizatat apo popujt që ia kanë kushtuar jetën mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Çmimi jepet çdo vit. Shqiptarët që kanë fituar këtë çmim janë Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova.

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, që vuajti 28 vjet burgim nga regjimi serb, u laureua me “Sakharov” në vitin 1991, ndërsa ish-presidenti Rugova më 1998.

Artikuj të ngjashëm