Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Slloveni ekspozohen fotografitë e laureatëve të çmimit Saharov, ndër ta edhe Rugova

Fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova është shfaqur në Lubjanë të Sllovenisë në mesin e disa fotografive të laureatëve të Çmimit Saharov për Lirinë e Mendimit, të titulluar “Të Drejtat e Njeriut në Zemër të Evropës”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në këtë shtet.

Te përshkrimi për Rugovën thuhet se “Presidenti i parë i Kosovës së pavarur ka punuar parreshtur për zgjidhje paqësore dhe dialog dhe ia ka kushtuar jetën rezistencës jo të dhunshme të shqiptarëve të Kosovës kundër represionit serb. Ai njihej si “Gandi i Ballkanit” duke avokuar për konfirmim global të përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për emancipim politik duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i ofrojë mbrojtje Kosovës”.

Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit është nderimi më i lartë i bërë nga BE-ja për punën për të drejtat e njeriut.

Në vitin 1991, laureat i parë i Çmimit Saharov nga Kosova ka qenë Adem Demaçi.

 

Zyra e Parlamentit Evropian në Slloveni ka ekspozuar në ambient të hapur në Lubjanë fotografitë e disa prej laureatëve...

Posted by Ambasada e Kosovës në Slloveni on Wednesday, February 2, 2022