Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet përmes video-lidhjes Samitit të G7-s që do të mbahet këtë të diele, ka bërë të ditur qeveria gjermane, raporton BBC të premten.
“8 Maji është datë historike e cila shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore në Evropë, e cila shkaktoi terror, shkatërrim dhe vdekje në kontinent”, ka thënë një zëdhënëse gjatë një konference të rregullt për media.
Sipas saj, me situatën aktuale në Ukrainë, kohezioni i G7-s është më i rëndësishëm se kurrë më parë.
Gjermania mban presidencën e G7-s këtë vit.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky thotë se G7-a u pajtua që Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
-
Macroni fton udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe Zelenskyn në samitin e G7-s
-
Zelensky: Ukraina vendos se kush e përfaqëson Evropën në bisedime me Rusinë
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë
-
Kremlini: Putini s’ka marrë ftesë për pjesëmarrje në bisedimet e G7-s me Zelenskyn