Volodymyr Zelensky ka akuzuar disa liderë arabë se kanë mbyllur një sy ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Presidenti ukrainas ka marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe në Arabinë Saudite.
Nga shtetet e Ligës Arabe, vetëm Siria haptazi ka mbështetur pushtimin rus. Të tjerët kanë zgjedhur të mbajnë marrëdhënie të mira me Moskën.
Por, disa shtete duhet të reflektojnë mbi lidhjet e tyre me Rusinë, ka thënë Zelensky, raportoi BBC.
“Fatkeqësisht janë disa në botë dhe në mesin tuaj që e kanë mbyllur njërin sy ndaj aneksimeve të paligjshme”.
Zelensky u tha edhe udhëheqësve të mbledhur në Jeddah se vendi i tij po mbrohej nga kolonizatorët dhe imperialistët, duke u dukur se po rikthente në kujtesë historinë e pushtimit të botës arabe.
-
Ukraina dhe Siria me aleancë të papritur ushtarake
-
Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
-
Zelensky takon kreun e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë turneut në Gjirin Persik
-
Zelensky akuzon aleatët e BE-së se po e shantazhojnë për tubacionin rus të naftës
-
Zelensky: Heqja e sanksioneve ndaj naftës ruse nuk ndihmon në përfundimin e luftës në Ukrainë