Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka thënë për BBC-në se i gjithë shteti është nën stres konstant.
Komentet e saj vijnë vetëm pak orë pasi pati një numër të sulmeve me raketa, përfshirë në rajonin e Kievit.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.
“Ne kemi qenë nën stres konstant nga 24 shkurti dhe nuk po zbutet”, ka thënë Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelenska ka thënë se Qeveria e Ukrainës po ndihmon ukrainasit të marrin ndihmë për shëndetin mental dhe po ndihmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Ne na duhet ndihmë shtesë, për këtë arsye kemi kontaktuar OBSH-në që po na ofron ndihmë psikologjike”, tha Zelenska.
Edhe
Dorëhiqet kryeministrja ukrainase pasi Zelensky njoftoi riorganizim të qeverisë
Zelenska, që njihet si e qetë, ka folur edhe për paraqitjen e saj të fundit në Vogue. Ajo ka thënë se ishte mundësi e madhe për të folur për Ukrainën.
“Miliona lexojnë Voguen dhe të flasë me ta drejtpërdrejt ishte detyrë e imja. Ishte një përvojë interesante. Në paqe unë nuk jam e mësuar me vëmendje. Por, të gjithë po luftojnë në vijën e frontit dhe është punë dhe duhet ta bësh punën”, ka thënë Zelenska.