Mobilizim i dobët u vu re sot gjatë protestës së 30-të të jelekverdhëve, ndërkohë që vetëm në Montpellier, në jug të Francës, protesta përfundoi me dhunë dhe përleshje me policinë.
Sipas numërimit të Ministrisë së Brendshme franceze, numri i përgjithshëm i protestuesve në të gjithë vendin ishte vetëm 3 700 persona dhe 1 300 në Paris dhe rrethinat e tij.
Në protestën në Montpellier morën pjesë rreth 2 000 persona, të cilët u mblodhën në sheshin ‘’Place de la Comedie’’.
Që në fillim kanë nisur përplasjet me policinë, që përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët u kundërpërgjigjën me pajisje piroteknike.
Gjatë protestës pati nëntë të plagosur lehtë dhe 11 të arrestuar.
Në Paris, protesta u zhvillua në periferi, në lagjen Saint-Denis, ku pjesëmarrësit nuk ishin më shumë se 1 000 persona./Atsh/
-
Nga protestat në Francë u lënduan rreth 500 persona nga forca joproporcionale e policisë
-
“Jelekë verdhët” nuk janë dorëzuar, kanë vazhduar protestën në Francë
-
Vazhdojnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar edhe këtë fundjavë
-
Protesta në Francë, përleshje pranë Harkut të Triumfit
-
Shpërthejnë protestat në Francë, dhjetëra të arrestuar