Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zaur Dimayev – koloneli i 49-të rus i vrarë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka humbur kolonelin e tij të 49-të në luftën ndaj Ukrainës.

Kolonel-lejtnajt Zaur Dimayev raportohet të jetë hedhur në ajër pas një sulmi me raketa nga ushtria ukrainase, shkruan “The Sun” të mërkurën.

Dimayev, një aleat i ngushtë i kryekomandantit çeçen, Ramzan Kadyrov, ishte zëvendëskomandant i batalionit të katërt të regjimentit të forcave speciale “Akhmat Kadyrov”.

Raporti thekson se ai është vrarë në fshatin Komyshuavkha, në rajonin ukrainas të Zaporizhzhias, derisa ndodhej në një veturë, e cila është sulmuar nga forcat ukrainase.

Dimayev - i fotografuar më parë me Kadyrovin, një nga aleatët më të ngushtë të Putinit, është koloneli i 49-të që është vrarë në Ukrainë.

Këtë javë u raportua edhe për dy kolonelë të tjerë rusë të vrarë.

Edhe Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, thotë Zelensky Botë Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, thotë Zelensky

Putini kishte shpresuar për një fitore të shpejtë në Ukrainë, por pushtimi ka parë mijëra ushtarë rusë të vrarë dhe sasi të mëdha pajisjesh të shkatërruara nga mbrojtësit ukrainas.

Ukraina pretendon se deri tani ka vrarë rreth 30.000 trupa ruse, që kur ka nisur pushtimi më 24 shkurt.