Në Zaporizhzhia shpërndahen ilaçe kundër rrezatimit Gjithsej 25 mijë tableta me jodur kaliumi janë dorëzuar në qytetin Energodar pranë Zaporizhzhias, për t'u përdorur ndaj efekteve rrezatuese. BBC-ja njoftoi të dielën se kjo u bë për shkak të provokimeve ruse.
“Fakti që Zaporizhzhia është në duart e terroristëve ushtarake dhe provokimet që ndodhin rregullisht në objektin bërthamor, na detyron të marrim masa shtesë të sigurisë”, deklaroi kryetari i bashkisë së Energodarit, Dmytro Orlov.
Ai shtoi se norma e ndotjes së rrezatimit është stabile, por që mund të ndryshojë.
Jodiumi i kaliumit përdoret për të mbrojtur gjëndrën tiroide nga grumbullimi i radioizotopeve të jodit, në rast të ndotjes nga rrezatimi. Rekomandime për përdorim të jodit ka dhënë edhe Ministria ukrainase e Shëndetësisë.
Zaporizhzhia është lokaliteti me centralin më të madh bërthamor.
-
Si mund të bllokojnë rrezatimin tabletat e jodit
-
Kievi po përgatitet për një sulm nuklear rus, po shpërndahen tableta të jodurit të kaliumit
-
Ukrainasve u jepen tableta jodi në rast të rrjedhjes së rrezatimit
-
Rritet frika nga një rrjedhje radioaktiviteti pranë centralit bërthamor të Ukrainës
-
Shpërthime të fuqishme tronditin termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias