Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zaharieva i konsideron absurde pohimet për spiunë bullgarë në territorin serb

Foto: Flickr

Janë absurde akuzat e Beogradit mbi praninë e spiunëve bullgarë në territorin serb, deklaroi ministrja e Jashtme Bullgare, Ekaterina Zaharieva.

Deklarata e Zaharievas vjen si përgjigje ndaj akuzave të iniciuar nga presidenti i Komisionit për Kosovën në parlamentin serb, Milovan Drecun, sipas të cilit në Serbi “operon një grup i madh agjentësh të shërbimit sekret bullgar” dhe se ”Bullgaria merr pjesë në një qendër spiunazhi në Maqedoninë e Veriut në të cilën merr pjesë edhe Kroacia”.

Zaharieva vuri në dukje se deklarata të tilla “nuk kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve, ku Bullgaria ka mbështetur gjithmonë Serbinë për sa i përket perspektivës evropiane”.

Kritika edhe nga ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov.

“Fakti që Serbia ka probleme të brendshme nuk do të thotë që Bullgaria duhet të kryejë rolin e rosës që tërheq vëmendjen”, theksoi ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov/ANSA.