Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zagrebi notë proteste Beogradit, ushtarë serbë u përpoqën të hyjnë ilegalisht në Kroaci

Zagreb, 10 shtator – Kroacia ka bërë një note proteste kundër Serbisë për atë që Zagrebi e quan si një përpjekje të një grupi ushtarësh serbë për të hyrë ilegalisht në territorin kroat, të shtunën e kaluar, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.

Megjithëse ambasadorja serbe në Zagreb, Mira Nikoliq u thirr në Ministrinë e Jashtme kroate, ajo nuk pranoi ankesën e paraqitur nga autoritetet kroate.

Incidenti ndezi polemika mes dy vendeve, me shkëmbime deklaratash dhe akuza pas mëngjesit të së shtunës, kur policia kufitare kroate u ndaloi hyrjen në vend një grupi prej 11 ushtarësh serbë, të cilët synonin të bënin vizita për viktimat serbe në ish-kampin e përqendrimit në Jasenovac, i themeluar nga regjimi pro-fashist kroat i ustashëve gjatë Luftës II Botërore.

Ministria e Jashtme kroate e quajti incidentin si një provokim nga Beogradi.

Ushtarët, pretendon Zagrebi, u përpoqën të hyjnë ilegalisht në Kroaci pa njoftuar autoritetet dhe pa asnjë autorizim për të kaluar kufirin.

Edhe Eskalojnë raportet, Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi Rajon Eskalojnë raportet, Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Në të njëjtën kohë, reagime të shumta pati edhe nga ana serbët drejtuar Kroacisë, një vend fqinj, anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Ministria e Jashtme kroate tha se ”incidenti është një demonstrim i paaftësisë së Serbisë për të harruar të kaluarën e saj për luftërat e viteve ’90”.