Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, ka thënë se është informuar se Bundestagu do të sjellë vendimin në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit.
“Kancelarja Angela Merkel na informoi se Bundestagu do të sjellë vendimin në shtator për miratimin e fillimit të negociatave të BE-së me Maqedoninë Veriore, në pajtim me procedurat e Gjermanisë për çështjen e zgjerimit të Unionit”, ka shkruar Zaev në Facebook, transmeton kp.
Zaevi tutje ka treguar se në takim kancelarja Merkel ka potencuar se Maqedonia Veriore i ka plotësuar pritshmëritë dhe se ajo dhe Berlini këtë e shohin si shumë pozitive.
“Në Gjermani dhe vendet tjera anëtare pakontestueshëm janë pranuar rezultatet nga reformat, të cilat janë nënvizuar edhe në raportin e Komisionit Evropian dhe se me pozitivitet shihet në rekomandimin e KE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, shkruan Zaev.
-
Merkeli takon Zaevin, Osmanin e Dimitrovin - temë data e nisjes së negociatave për anëtarësim
-
Osmani optimist se Maqedonia e Veriut nis sivjet negociatat me BE-në
-
Zaev pret datën për negociata këtë verë
-
Borrelli e quan historike nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE
-
BE: Javën e ardhshme nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut