Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, pret që vendi i tij të marrë një datë për negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian këtë vit.
Ai beson se kjo është një mundësi realiste nëse raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë Veriore miratohet në parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.
Nëse parlamentet e vendeve anëtare nuk arrijnë ta bëjnë këtë, vendimi për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut do të shtyhet në vjeshtë.
"Ne presim që data e fillimit të negociatave të bëhet këtë verë", tha Zaev.
Nëse e bëjnë këtë në qershor, shton ai, "do të ketë një vendim në këshillin ministror në korrik".
"Por një gjë është e qartë dhe Komisioni Evropian e ka konfirmuar, se me Marrëveshjen e Prespës, reformat, kontributin në të gjithë rajonin, si dhe duke pritur 14 vjet si vend kandidat, kemi argumente për vendimin përfundimtar për datën e negociatave", përfundoi Zaev, transmeton KsP.
-
Zaev: Maqedonia Veriore ka përfunduar me sukses reformat e dala nga agjenda evropiane
-
Zaev iu bën thirrje partive të përgatiten për zgjedhjet e 12 prillit
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më 12 prill 2020
-
Zaevi, BE-së: Nëse s’çelni negociatat me Shkupin, demotivoni dialogun Kosovë-Serbi
-
Zaev paralajmëron për tetor të 2020-shit zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut