Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zaev takon Ahmetin dhe Selën, kërkon ministra kualitativë

Një ditë pasi partitë kanë përafruar qëndrimet për programin qeveritarë, mandatari Zoran Zaev sot në Tetovë ka takuar kreun e LR PDSH-së, Zijadin Sela dhe atë të BDI-së, Ali Ahmeti.

Zaev pas takimeve theksoi se me liderët e partive shqiptare bisedimet janë në fazën e ndarjes së resorëve. Megjithatë sipas tij, është shumë e rëndësishme kualiteti i emrave që do të drejtojnë resorët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në përgjithësi kemi thënë se deri ku ka gatishmëri rreth resorëve. Por e gjithë kjo mund të bijë në ujë në rast se nuk kemi kuadro kualitativë. Kualiteti është para së gjithash dhe unë jam i lumtur që të gjithë partnerët potencialë në shumicën e re parlamentare dhe qeveritare, i japin përparësi kualitetit të kuadrove. Kjo është pjesa më e rëndësishme”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, raporton Alsat-M.

Zaev shtoi se qëllimi tij si mandatar, është që në kabinetin qeveritar të përfshi të gjitha partitë që siguruan nënshkrimet për marrjen e mandatit.

“Ne bisedojmë me të gjithë dhe qëllimi jonë është që të gjithë 67, të cilat i kanë dhënë partitë të jenë pjesë e qeverisë së re. Shanset janë të hapura për të gjitha partitë dhe besoj se edhe shanset e tyre drejt nesh janë të hapura. Qëllimi im është ashtu siç thashë, të gjitha partitë nënshkruese të jenë pjesë e qeverisë”, shtoi Zoran Zaev.

Zaev theksoi se në mesin e kushteve të cilat partitë shqiptare i kanë përcaktuar dhe që janë të pranueshme edhe për atë si mandatarë është integrimi në NATO dhe BE, sundimi i të drejtës dhe shtetit ligjor, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, vendime konsensuale, përgjegjësia e qeverisë etj.

Zaev do të takojë edhe kreun e Lëvizjes Besa, për të marrë qëndrimin e kësaj partie lidhur me pjesëmarrjen apo jo në qeverinë e ardhshme.