Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel, takohet me zyrtarët e lartë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Siç është kumtuar, qëllim i kësaj vizite është që Qeveria e Maqedonisë ta vërtetojë përkushtimin e saj të plotë për integrimet në BE dhe NATO, si qëllim strategjik i këtij vendi dhe që të paraqes prioritetet e reformave, në agjendën për kthimin e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Delegacioni i Maqedonisë, që kryesohet nga kryeministri Zaev, takohet me presidentin e Bashkimit Evropian, Donald Tusk, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe me komisionarin për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn.
-
Zaev të hënën në Bruksel, takohet me krerët e NATO-s dhe BE-së
-
Maqedonia në NATO, Zaev: Po e realizojmë vendimin tonë strategjik të vitit 1993
-
Zaev: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, detyrim
-
Zaev: Të shtunën festë e madhe në Maqedoni
-
Zaev me delegacion qeveritar në Samitin e NATO-s në Bruksel