Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë të martën në Shkup se proceset politike në vend duhet të vazhdojnë dhe se çdo ditë e humbur është njëherësh edhe ditë e humbur për qytetarët e Maqedonisë.
Ai pas takimit me komisarin evropian Johannes Hahn, tha se janë marrë vesh që proceset duhet të vazhdojnë dhe të përshpejtohen.
“Porosit e Hanit dhe euro-deputetëve janë të qarta. U morëm vesh që proceset duhet të vazhdojnë dhe të përshpejtohen, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për qytetarët e Maqedonisë dhe për perspektivat euro-atlantike”, tha Zaev.
Artikuj të ngjashëm
-
Hamza: Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit proceset
-
Haziri: Bashkëpunimi mes partive, rruga e vetme për t’i dhënë fund krizave politike
-
Haziri: Bashkëpunimi institucional është rruga e vetme për t’i dhënë fund krizave politike
-
Deputeti i VV-së thotë se seanca për presidentin duhet të thirret në fillim të javës tjetër
-
Trumpi pas takimit me Zelenskyn: Të gjithë duan që lufta të mbarojë