Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, që është edhe kryetar i partisë LSDM, ka thënë se nuk ka nevojë për t’u vazhduar gjendja e jashtëzakonshme në vend dhe se zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik.
“Nuk ka asnjë arsye që Qeveria të kërkojë gjendje të re të jashtëzakonshme. Nuk ka dhe bazë për të arsyetuar një kërkesë të tillë. Për këtë shkak afatet për zgjedhje mbeten ashtu siç janë parashikuar me ligj dhe kushtetutë, e ajo është 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht më 5 korrik”, ka thënë Zaev, transmeton Alsat-M.
Në Maqedoni të Veriut në ditët e fundit ka filluar të rritet numri i të infektuarve me COVID-19.
Artikuj të ngjashëm
-
Zaev thotë se zgjedhjet në Maqedoni do të mbahen më 5 korrik me gjithë shtimin e rasteve me COVID-19
-
Sot skadon gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën fushata për zgjedhjet e 15 korrikut
-
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, më 15 korrik
-
Zaevi thotë se s’do zgjedhje pa opozitën
-
Zaev kërkon zgjedhje në Maqedoninë e Veriut më 14 qershor, partitë shqiptare të paharmonizuara