Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zaev nuk beson se Gruevski do ikë

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në debatin e hapur për RTM për Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2019, foli në lidhje me fletarrestin e lëshuar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevskit.

Ai theksoi se nuk beson se ai do të ikë.

“Nuk besoj se zotëri Gruevski do ta lejoj një gjë të tillë, të paktën sipas asaj që ka thënë deri më tani”, tha Zaev duke shtuar se informacione shtesë në lidhje më këtë rast duhet kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.