Deputetët do të veprojnë në mënyrë që prokurori publik Marko Zvërlevski të shkarkohet para zgjedhjeve lokale, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Unë pres që edhe para pushimit vjetor deputetët ta bëjnë këtë, pasi ndryshe do të ishte banale. Procedurat janë të qarta dhe kam besim në efikasitetin e Parlamentin, pasi efektiviteti i Parlamentit do ta lëvizë Maqedoninë përpara”, tha mes tjerash Zaev.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi foli edhe për aspiratat e Maqedonisë, duke thënë se shteti e ka vendin në organizatat evropiane. Ai tha se do të tentojë që t’i përmirësojë marrëdhëniet me të gjithë fqinjët. Këto deklarata Zaev i bëri gjatë pjesëmarrjes në ditët e hapura të trajnimeve të përbashkëta të ARM-së dhe forcave amerikane.