Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Jep dorëheqje Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, njëherësh kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë.

Ai këtë e bëri në një konferencë për media në Shkup, ku ka uruar kundërshtarët politikë për fitoren në zgjedhjet komunale.

“Jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga pozita e kryetarit të LSDM-së”, ka thënë Zaev.

Partia e Zaev nuk shënoi rezultate të mira në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në Maqedoninë Veriore.

Zaev kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit edhe në vitin 2019, pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian./AlsatM/