Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xi bën thirrje për përmbajtje në Ukrainë pas takimit me ish-presidentin rus

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev bëri një vizitë të papritur në Pekin të mërkurën, ku diskutoi forcimin e partneritetit me presidentin kinez Xi Jinping , i cili u bëri thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje në Ukrainë dhe të zgjidhin konfliktin me mjete politike.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Medvedev ka postuar një video në kanalin e tij Telegram ku tregon takimin e tij me Xi dhe takimin mes zyrtarëve kinezë dhe rusë.

Kina shpreson që të gjitha palët në krizën e Ukrainës të tregojnë përmbajtje dhe të zgjidhin shqetësimet e sigurisë përmes mjeteve politike, i tha Xi-Medvedevit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve kineze Xinhua.

Xi i shprehu Medvedevit shpresën e tij se Partia Komuniste Kineze dhe Partia Rusia e Bashkuar do të përmirësojnë komunikimin dhe do të thellojnë me mençuri bashkëpunimin strategjik midis Kinës dhe Rusisë.

Medvedevi ka thënë se ai dhe Xi diskutuan partneritetin strategjik "pa kufij" të dy vendeve të tyre, si dhe Ukrainën, pa dhënë detaje.

Edhe Putin dhe Xi diskutojnë për Trumpin, Ukrainën dhe Tajvanin Botë Putin dhe Xi diskutojnë për Trumpin, Ukrainën dhe Tajvanin

Rusia po kthehet me shpejtësi krah Kinës, me të cilën po përpiqet të forcojë lidhjet, pasi është gjithnjë e më e izoluar për shkak të paketave të njëpasnjëshme të sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Evropa dhe SHBA-ja për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Me lidhje më të forta ekonomike, politike dhe të sigurisë me Kinën, Moska kërkon të kompensojë humbjen e lidhjeve me Perëndimin dhe e sheh Xi-në si një aleat të mundshëm në një koalicion kundër Perëndimit.