Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xhuxhi pedofil i shpëton burgut!

Bryan Anthony Bowen, i cili nxiti dy vajza të mitura të kryenin marrëdhënie seksuale me të, i ka shpëtuar dënimit me burg, duke u lënë i lirë me kusht.

26-vjeçari nga Welshpool i Uellsit u vërtetua se dy vite më parë kishte kontaktuar me anë të rrjeteve sociale dy vajza të mitura, përkatësisht 13 dhe 15-vjaçare, duke i kërkuar atyre marrëdhënie seksuale dhe duke i kërcënuar, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kur Bowen u arrestua nga policia u shpreh se mendonte se vajzat ishin mbi 16 vjeçe. Por më pas, ai pranoi dy akuza për nxitje seksuale ndaj të miturave, të cilat kishin ndodhur mes korrikut dhe tetorit të vitit 2015.

Gjyqtari e justifikoi vendimin e tij liri me kusht, me fizikun e 26-vjeçarit, i cili do të ndikonte emocionalisht te i akuzuari.