Derisa Wuhani po përballet me pasojat ekonomike, shumica e vendeve janë rihapur mirëpo e kanë ndryshuar modelin e biznesit të tyre e disa të tjera janë mbyllur.
Në vendin prej ku shpërtheu pandemia e koronavirusit, ku janë hequr masat kufizuese më 8 prill, Starbucks, McDonald's, Burger King, KFC dhe Pizza Hut nuk i lejojnë klientët e tyre të hyjnë brenda objekteve të tyre, raporton CNN, transmeton KOHA.
Tavolinat janë të vendosura para bizneseve dhe klientëve u jepen produktet në dorë.
Për më tepër, banorët frikësohen nga vala e dytë e infeksioneve pas hapjes së qytetit dhe besojnë që kjo do të çonte në mbyllen e qytetit për herë të dytë. Të shtunën, autoritetet shëndetësore të Wuhanit raportuan 19 raste të reja pa simptoma në këtë qytet.
Ndërkaq, ekonomia e provincës ku ndodhet Wuhani ka rënë afërsisht 40 për qind në raport me çerekun e fillim vitit të kaluar, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, me rënie të shitjes me pakicë prej 15 për qind vetëm në muajin mars.
Edhe
Wuhani sërish izolohet
Shaun Roache, drejtor ekonomik i Sandard and Poor’s Global Ratings për Azinë e Paqësorit, ka thënë se mësimi i Wuhanit ndaj pjesës tjetër të botës është se veprimi i hershëm për koronavirusin është i kushtueshëm për ekonominë dhe mund të çojë në rihapje edhe më të shpejtë.
“Karantinimi ka efekt jo-proporcional në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Këto firma kanë më pak qasje në kreditë për rimëkëmbje dhe mund të jetë shumë e vështirë për to që t’i plotësojnë kriteret e hapjes”, ka thënë ai.