Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Wales bëhet shteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ndalon pirjen e duhanit jashtë

Wales do të bëhet shteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar që do të ndaloj pirjen e duhanit jashtë.

Ky shtet do të zgjeroj ndalesën për pirje të duhanit për spitale, shkolla e fusha të lojërave nga vera e 2019-ës, transmeton koha.net.

Qeveria e Welsit ka thënë se kjo lëvizje “do t’i mbrojë njerëzit që s’e pinë duhanin nga duhanpirësit” e do ta bëjë “jo normal” duhanin për fëmijë e njerëzit e rinj.

Sekretari i shëndetësisë, Vaughan Gething ka thënë: Ky është edhe një hap tjetër drejt ‘jo normalizimit’ të pirjes së duhanit në Wales”.

Duhanpirja shkakton 5,450 vdekje për çdo vit në Wales.