Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vullnetarët ukrainas përgatiten për kundërsulme në javët e ardhshme

Rekrutët ukrainas të Gardës së porsaformuar për ofensiva vullnetare të Ukrainës filluan stërvitjen në terren të premten, ndërsa vendi po përpiqet të forcojë forcat luftarake përpara një ofensive të parashikuar më vonë këtë vit.

Njësia e cila përbëhet nga njerëz me dhe pa përvojë zyrtare ushtarake nisi rekrutimin në fillim të shkurtit.

Zyrtarët ukrainas thonë se janë regjistruar 24 mijë vullnetarë. Vullnetarët po trajnohen si një brigadë sulmi me idenë se përfundimisht do të shërbejnë në operacione sulmuese si në lindje ashtu edhe në jug të Ukrainës.

"Sapo u radhita në Gardën Kombëtare të Ukrainës. Dikur kam qenë mësues. Gjithashtu kam punuar në një fabrikë të prodhimit të sheqerit. Nuk ishte vendim i vështirë për mua, sepse nipi im tashmë po shërbente, kështu që u futa në njësi për të mbrojtur vendin së bashku me nipin tim”, tha një ushtar ukrainas i njohur si “Mësuesi”.

Për 28-vjeçarin Vasyl Kovelin vendimi për t'u bashkuar me njësinë e re është rikthim në luftime. Ai iu bashkua ushtrisë në vitin 2014 dhe luftoi në Donbas, por në vitin 2018 iu kthye në jetën civile.

"Ne përgatitemi për aksione sulmi. Pra, detyra jonë do të jetë të gjejmë dhe shkatërrojmë armikun tonë, të rimarrim territoret sipas urdhrave. Motivimi im është dëshira për të marrë pjesë në periudhën e fundit të luftës, duke fituar ofensivën për t'i dhënë fund luftës sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Kovelin.

Kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë vitin e kaluar, ai fillimisht iu bashkua mbrojtjes territoriale dhe më pas Gardës Kombëtare.

Ukraina po kërkon vazhdimisht më shumë armë të rënda prej shteteve aleate perëndimore në luftën kundër Rusisë. Ekspertët ushtarakë kanë paralajmëruar se në pranverë pritet të ketë beteja të ashpra ndërmjet rusëve dhe ukrainasve në terren. Ukrainasit kanë kthyer shumë zona të pushtuara vjet nga trupat ruse pas nisjes së agresionit në 24 shkurtin e vitit të kaluar.

Artikuj të ngjashëm