Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuk Jeremiq kryetar i Partisë Popullore në Serbi

Në Beograd dje është formuar Partia Popullore (Narodna Partija) kryetari të cilës u zgjodh ish ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Vuk Jeremiq, transmeton Koha.net.

Sipas agjencisë Beta, delegatët në Kuvendin themelues kanë miratuar programin dhe statutin e kësaj partie.

Në program parashihet “zhvillimi modern ekonomik e politik”, shteti të drejtës, institucione të pavarura, pajtim kombëtar e qyteza në Serbi dhe neutralitet ushtarak të vendit.