Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiqi sfidon Twitterin: Fshije llogarinë time

Lideri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka sfiduar Twitterin për t’ia mbyllur llogarinë ashtu siç ka bërë me Donald Trumpin, pasi disa media nën kontrollin e tij u etiketuan si të lidhura me shtetin.

“Mezi pres që ata (Twitter) ta mbyllë llogarinë time, kështu që unë të bëhem një tjetër Trump në botë”, ka thënë Vuçiq.

Twitteri në janar ka fshirë llogarinë e ish-presidentit të SHBA-së për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejme të dhunës pasi mbështetësit e tij u dyndën për në Capitol më 6 janar, pasi humbi zgjedhjet, raporton AP.

Twitteri i ka definuar mediat e lidhura me shtetin si “mjete ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen redaksionale përmes burimeve financiare, presionit direkt apo indirekt politik, dhe/ose kontroll mbi prodhimin dhe shpërndarjen”.

“Me kë duhet të bashkëpunojnë, hajdutët dhe kriminelët?”, ka shtuar Vuçiq. “Është më se normale që ata të bashkëpunojnë me qeverinë”.

Artikuj të ngjashëm