Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiqi pretendon se “një vend i rëndësishëm” ndërhyri në zgjedhjet në Serbi

Aleksandar Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të enjten se autoritetet shtetërore të Serbisë po e hartojnë “një letër të rëndësishme për ndikimin dhe ndërhyrjen e një vendi të rëndësishëm në procesin zgjedhor të Serbisë në mënyrën më brutale”.

Ai nuk specifikoi se cilit shtet po i referohej.

LEXO MË POSHTË: Mediat pro-Vuçiqit pretendojnë se Gjermania ka ndërhyrë në zgjedhjet në Serbi

“Do të kryhet deri në Vitin e Ri dhe më pas do ta dërgojmë në mbarë botën që të shihet se si bëhet një ndërhyrje e tillë në procese që i përkasin një vendi të pavarur sovran”, tha Vuçiq të enjten, shkruan REL.

Vuçiq tha, po ashtu, se zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor “ishin më të pastrat dhe më të drejtat deri më tani”.

Edhe Vuçiq refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhje Botë Vuçiq refuzon thirrjet për hetim ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhje

Fundjavën e kaluar Serbia mbajti zgjedhje parlamentare, provinciale dhe lokale.

Koalicioni më i madh opozitar "Serbia kundër dhunës" nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke pretenduar se fitorja e Partisë Progresive Serbe (SNS) është rezultat i vjedhjes së votave.

Një ekip vëzhgues ndërkombëtar i përbërë nga anëtarë të Misionit të OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, vuri në dukje "parregullsi serioze" gjatë zgjedhjeve në Serbi.

Më 18 dhjetor, ata deklaruan se ato zgjedhje u shënuan, ndër të tjera, nga keqpërdorimi i fondeve publike, dominimi mediatik i presidentit Aleksandar Vuçiq, një fushatë negative dhe përhapja e frikës.

Pas këtyre vlerësimeve kanë reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell dhe komisionari për Zgjerim Oliver Varhelyi. Më 19 dhjetor, ata i bënë thirrje Serbisë që të "përmirësojë ndjeshëm" procesin zgjedhor.

Më 19 dhjetor, Serbisë i bënë thirrje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i hetuar pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë për parregullsi zgjedhore.

Edhe BE-ja e shqetësuar me procesin zgjedhor në Serbi, kërkohet hetim LAJMET E MBRËMJES BE-ja e shqetësuar me procesin zgjedhor në Serbi, kërkohet hetim

SNS-ja në disa raste ka hedhur poshtë akuzat për ndryshim të vullnetit zgjedhor dhe parregullsi.


Mediat pro-Vuçiqit pretendojnë se Gjermania ka ndërhyrë në zgjedhje

Pas pretendimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “një shtet i rëndësishëm” ka ndërhyrë në zgjedhjet serbe të dielën, mediat pro-qeveritare atje kanë aluduar se bëhet fjalë për Gjermaninë.

Mediat pro-qeverisë së Vuçiqit janë munduar të diskreditojnë protestuesit që po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve, duke thënë se “këtu ka gisht” Gjermania.

Në raportimin e mediave pro-qeveritare thuhet se “interesimi i shërbimeve perëndimore për zgjedhjet në Serbi nuk u shua edhe pas mbylljes së qendrave të votimit, dhe gjermanët ishin veçanërisht aktivë në gjallërimin e protestave të opozitës properëndimore”.

Edhe Vuçiqi shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi pritet të mbahen më 25 tetor Rajon Vuçiqi shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi pritet të mbahen më 25 tetor

LEXO EDHE: