Botë

Vuçiqi beson në fitore në raundin e parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është i bindur se do të fitojë në raundin e parë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më 3 prill.

“Unë pres mbi 2 milionë vota, edhe pse paraprakisht kam humbur 55 mijë vota në Kosovë e M.”, ka thënë Vuçiq për televizionin serb “RTS”.

Ai ka aluduar që nuk është lejuar të organizohen zgjedhjet serbe edhe në territorin e Kosovës.

Sa i përket mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq, ka thënë se Serbia doli me qëndrim të qartë.

“Serbia doli me qëndrimin e saj, i cili ishte shumë i saktë. Ne reaguam me mend, me mençuri, me përgjegjësi dhe seriozitet. Presion do të ketë, por Serbia është një shtet serioz dhe do të reagojë në përputhje me rrethanat. Mendoj se është në interesin e përbashkët që Serbia të përparojë në rrugën evropiane, por ne nuk jemi anëtare e BE-së dhe duhet të kemi parasysh interesat tona. Edhe kancelari gjerman Scholz thotë se ata nuk mund të jetojnë pa gazin rus, atëherë ata duhet ta kuptojnë një Serbi të vogël dhe pozicionin shumë specifik të saj”.

Ai ka folur edhe për takimin me ambasadorin e ri të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill.

“Besoj se do të ketë përpjekje edhe më të forta për bashkëpunim tonë dypalësh dhe se si do të zgjidhim çështjen e Kosovës mbetet për t’u parë”