Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka vizituar sot Institutin Teknik Ushtarak, transmeton Koha.net.
“Ushtria jonë është shumë e fuqishme”, ka thënë ai me këtë rast para krerëve të këtij enti ushtarak në Beograd që merret me modernizmin e armatimit dhe të pajisjeve ushtarake, përcjell tanjug.
Vuçiq ka thënë se në marsin e vitit të ardhshëm pret 30 tanke të reja dhe armatim tjetër të ri për ushtrinë tokësore.
Ka shtuar se ka në plan investime më të mëdha në fluturaket pa pilotë në mënyrë që ato të mos blihen por të prodhohen në Serbi.
“Pa Institutin Teknik Ushtarak e humbim sistemin qendror nervor të tërë armatës sonë, armatimin, pajisjen dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Vuçiq duke paralajmëruar se ushtria e Serbisë do të pajiset me armë dhe me mjete të tjera moderne.
Ushtria e Serbisë ka në radhët e veta avionë bombardues rusë “MIG 29” dhe pret avionë të tillë edhe nga Bjellorusia.
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
-
Serbia me strategji kundër aleancës ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Vuçiq paralajmëron armatim, thotë se rrezikohet nga aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci
-
Plenkoviq për armët e reja të Serbisë: Nuk janë parë të tilla në Evropë