Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vuçiq lë komemoracionin në Srebrenicë për takimin me Erdoganin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet më 11 korrik në Stamboll me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, transmetojnë mediat serbe.

Sipas Blic, Vuçiq nuk do të shkojë në komemoracionin në Srebrenicë, pasi në këtë kohë do të jetë në Stamboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Blic shkruan se në kabinetin e presidentit serb është konfirmuar se Vuçiq më 11 korrik, kur do të mbahet komemoracioni në Potoçare, do të takohet me Erdogan, përcjell ksp.

Vuçiq më herët ka deklaruar se nuk e di nëse do të shkojë në komemoracionin në Srebrenicë.