Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është parë tek është injoruar gjatë takimit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian.
Analisti britanik, Daniel Smith ka shpërndarë një video në rrjetin social Tëitter ku Vuçiq shihet i injoruar dhe i izoluar.
“Shikoni sesi Presidenti i #Serbisë injorohet dhe izolohet gjatë takimit inaugurues të Komunitetit Politik Evropian #EPC”, ka shkruar ai sipër videos.
Para disa ditësh Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë, për çka është kritikuar nga BE-ja dhe Perëndimi.
Marrëveshja erdhi në kohën kur vendet perëndimore kanë dënuar luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë duke i vendosur vazhdimisht sanksione.
Serbia është i vetmi vend që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.