Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar të shtunën në Pekin me presidentin e zgjedhur të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, situatën në rajon, si dhe për projektet e përbashkëta infrastrukturore.
Vuçiq ka thënë se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy shteteve janë gjithnjë e më të mira dhe se është e domosdoshme që të mbahet trendi.
Ai ka falënderuar Erdogan për inkurajimin e kompanive turke që kapitalin e tyre ta investojnë në Serbi.
Ndërsa, presidenti Erdogan tha se Serbia është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Kemi marrëdhënie të mira dhe shpresoj se këtë bashkëpunim do ta zgjerojmë në të gjitha fushat”, theksoi Erdogan, përcjell ksp.
Ai i ka bërë ftesë zyrtare kryeministrit Vuçiq që menjëherë pas marrjes së postit të presidentit ta vizitojë Turqinë.
-
Serbia e Turqia thellojnë bashkëpunimin, Erdogan mbështet çfarëdo marrëveshje midis Beogradit e Prishtinës
-
Vuçiqi bisedoi me Erdoganin, e fton ta vizitojë Serbinë
-
Vuçiqi do që Erdoğani ta vizitojë Serbinë
-
Erdogani ia përmend dronët e Turqisë edhe Vuçiqit
-
Vuçiqi i kërkon ndihmë Erdoganit për situatën në veri