Forcat ruse kanë sulmuar gjatë orëve të natës qytetin Kharkiv dhe kanë goditur edhe një fabrikë, njoftoi të hënën gazeta “Kyib Independent”.
Sipas kësaj gazete, nuk ka ende raporte për të vdekur.
Ndërkohë kjo gazetë ka njoftuar se është vrarë piloti më i mirë ukrainas, Anton Listopad. Ai thuhet se u vra në luftë me Rusinë, por nuk u dha vendi i saktë.
Ai, në vitin 2019, ishte shpallur piloti më i mirë ukrainas.
Presidenti Volodymyr Zelensky e dekoroi atë me medaljen për guxim vetëm pak ditë para se të vritej.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjashtë të vrarë e dhjetëra të plagosur në Ukrainë
-
Rusia godet Ukrainën me dronë dhe raketa, vret të paktën shtatë persona në Kharkiv
-
Seri sulmesh ajrore ruse në Ukrainë
-
Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë, raportohen disa të vdekur
-
Rusia sulmon Ukrainën ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në për t'i dhënë fund luftës