Policia kanadeze qëlloi për vdekje një ari polar që po endej në Quebec, qindra kilometra jashtë habitatit të shtazëve.
Autoritetet njoftuan se ariu u pa në afërsi të banorëve gjatë fundjavës, derisa potencuan se lëvizje të tilla të shtazëve mund të shtohen për shkak të shkrirjes së akujve, si pasojë e ngrohjes globale.
Siç raporton “TheGuardian” të martën, vrasja e ariut polar ishte e pashmangshme, pasi ishte afruar pranë zonës së Madeleine-Centre.
“Në momentin kur e dëgjova (krismën v.j.), mendova: është një ari i vrarë”, deklaroi profesori i biologjisë, Andrew Derocher, që gjendej në afërsi të zonës ku ndodhi incidenti.
“Ne punojmë me drerë, arinj të zi, me gjithçka, por kurrë nuk kemi pasur të bëjmë me një ari polar”, deklaroi Sylvain Marois, zyrtar i mbrojtjes së kafshëve të egra.
Autoritetet kanadeze theksuan se nuk kanë parë ndonjëherë një ari polar të jetë afruar aq shumë në një zonë vendbanimi.