Një adoleshent është bërë personi i pestë që është vrarë në Senegal në protestat që pasuan nga arrestimi i liderit të opozitës, Ousmane Sonko, të mërkurën.
I riu u vra të shtunën në përleshjet midis protestueseve dhe forcave të sigurisë në qytetin jugor të Diaobe, raporton BBC.
Protestuesit ishin përpjekur të digjnin ndërtesat zyrtare në qytet.
Sonko u paraqit në gjykatë të premten i akuzuar për prishjen e rendit publik. Ai gjithashtu përballet me një akuzë për përdhunim.
Ai i mohon akuzat dhe mbështetësit e tij kanë thënë se akuzat janë të motivuara politikisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur në protestat në Senegal kundër arrestimit të liderit opozitar, Ousmane Sonko
-
Lideri opozitar zgjidhet president i Senegalit
-
Nxit protesta të dhunshme shtyrja e zgjedhjeve presidenciale në Senegal
-
Tensione në Britani, protestuesit përleshen me policinë për vdekjen e një studenti pas arrestimit
-
Mbi 90 të vrarë në protestat në Bangladesh