Fotografi ukrainas i luftës, Maks Levin, është vrarë nga zjarri rus në kryeqytetin ukrainas, ka bërë të ditur zyra e Prokurorit ukrainas të shtunën.
Levin u zhduk më 13 mars ndërsa ishte në detyrë. Trupi i tij është gjetur të premten në fshatin Huta-Mezhyhirska, raporton Sky News.
Sipas një prej punëdhënësve të tij, Levin ishte drejtuar në zonë me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov.
Vendndodhja e Chernyshovit nuk dihet ende.
Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.
Ai nuk është gazetari i parë që vritet ndërsa raportonte për konfliktin në Ukrainë.
Edhe
Vritet gazetari francez që po raportonte nga zona e luftës në Ukrainë
Të vrarët deri më tani përfshijnë gazetarin ukrainas Yevhenii Sakun, i cili vdiq në një sulm ajror rus në kullën televizive të Kievit, dhe tre gazetarë të vrarë në veturat e tyre nga ushtarët rusë.
Our good friend, famous war photographer Maks Levin, is dead.
— Illia Ponomarenko ?? (@IAPonomarenko) April 2, 2022
He went missing during the Battle of Kyiv on March 13.
Many in the community still had a hope of him being taken prisoner by the Russians.
Unfortunately, his body was recovered on April 1.
Rest in peace, friend. pic.twitter.com/oQOL7sZ5Ge