Kreu i të ashtuquajturit Shtet Islamik në Afganistan, Abdul Hasib, është vrarë në një sulm ushtarak nga forcat amerikane.
Sipas zyrtarëve afgan ai është vrarë para 10 ditësh në një operacion të përbashkët të forcave speciale në provincën lindore Nangarhar, por lajmi është përcjellë në mëngjesin e sotëm, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Abdul Hasib u emërua si kreu i ISIS-it në Afganistan gjatë vitit të kaluar, pasi paraardhësi i tij u vra në një sulm ajror nga ushtria amerikane.

Artikuj të ngjashëm
-
Udhëheqësi i lartë i ISIS-it vritet nga forcat amerikane dhe nigeriane
-
Presidenti iranian konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës
-
Irani konfirmon vdekjen e shefit të sigurisë, Ali Larijani
-
Dhjetëra të vrarë pas një sulmi në një qendër rehabilitimi në Afganistan
-
Ushtria izraelite thotë se e ka vrarë një nga liderët e Hezbollahut