Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vritet djali i ish-presidentit të Hondurasit dhe tre miq të tij

Djali i ish-presidentit të Hondurasit, Pofirio Lobo, u qëllua me armë zjarri së bashku me tre miqtë e tij mëngjesin e së premtes teksa dilnin nga një klub nate në Tegucigalpa, kanë njoftuar autoritetet, shkruan Lahora.

Disa persona të panjohur i zbritën të rinjtë nga dy vetura, duke përfshirë 23-vjeçarin Said Lobo, në një episod që është quajtur si një “operacion i kryer nga policia”.

Sipas njoftimit të autoriteteve policore, katër të panjohurit janë larguar me dy automjete nga parkingu nëntokësor i një ndërtese ku ishte lokali i natës.

Viktimat u lanë të shtrirë në dysheme, ndërsa arsyet janë ende të panjohura.

Sipas presidentit të Komitetit joqeveritar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Honduras (Codeh), Hugo Maldonado, 111 persona kanë humbur jetën në 20 masakra deri më tani këtë vit në Honduras.

Edhe Duterte po dërgohet në Hagë pas arrestimit për krime kundër njerëzimit Botë Duterte po dërgohet në Hagë pas arrestimit për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti Lobo ka një tjetër fëmijë, Fabio, i dënuar me 24 vjet burg për trafik droge në Shtetet e Bashkuara. Gruaja e tij, Rosa Bonilla, është gjithashtu e burgosur, si e dënuar për korrupsion kur shërbente si zonja e parë.