Një reporter veteran grek i krimit u qëllua për vdekje të premten pranë shtëpisë së tij në jug të Athinës, ka thënë policia greke, njofton AP.
Giorgos Karaivaz u gjet i vdekur pas disa plagëve të shkaktuar nga një armë zjarri pranë veturës së tij në periferi të Alimos.
Karaivaz ka punuar për transmetuesin privat Star dhe gjithashtu ka drejtuar portalin e lajmeve - bloko.gr.
Sipas transmetuesit, gazetari hulumtues sapo ishte kthyer nga puna, kur dy burra me një motor u afruan pranë tij dhe njëri prej tyre filloi të hapte zjarr.
Në një karrierë që zgjati dekada, Karaivaz punoi për disa gazeta greke dhe media transmetuese.
Vrasjet e gazetarëve hulumtues në Greqi janë shumë të rralla, megjithatë sulmet ndaj mediave nga krimi nuk mungojnë.
-
Dy plumba në qafë dhe brinjë gazetarit të njohur grek
-
Zjarri në Greqi vihet nën kontroll, por erërat e forta shkaktojnë evakuime
-
Një 20-vjeçar shqiptar dyshohet se u vra në Greqi
-
Vritet e më pas i zhduket trupi një 31-vjeçari në Dhërmi
-
Tre të vrarë në sulmin vetëvrasës në një kompani transporti në Greqi