Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten tre persona në Jerusalem, Izraeli e lë fajtor Hamasin

Tre persona janë vrarë në Jerusalem pas një sulmi të armatosur në një autobus.

Fillimisht ishte raportuar për 7 të lënduar rëndë. Më vonë u bë e ditur se tre prej tyre, nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.

Dy sulmuesit e dyshuar, janë neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir thotë se dy sulmuesit në Jerusalem janë anëtarë të Hamasit dhe ishin banorë në Jerusalemin Lindor.

“Këta me sa duket janë operativë të Hamasit, të cilët flasin këtu me dy zëra, një zë i të ashtuquajturit armëpushim dhe një zë i dytë i terrorit”, tha Gvir, i cili po iu drejtohej gazetarëve në skenën e sulmit.

Ai shtoi se për këtë është e rëndësishme që edhe civilët të pajisen me armë.