Dy policë që ruanin një ekip vaksinimi kundër poliomielitit janë qëlluar për vdekje nga persona të armatosur në veriperëndim të Pakistanit.
Ekipi i vaksinuesve nuk është lënduar nga gjuajtjet me armë, bëri të ditur policia pakistaneze, njoftoi BBC-ja të martën.
Ekipet lokale të vaksinimit ndaj poliomielitit janë shpesh në shënjestër të militantëve kundër vaksinës, disa prej të cilëve pretendojnë se vaksinimi është një komplot perëndimor për të sterilizuar myslimanët.
Pakistani dhe Afganistani janë të vetmet vende ku poliomieliti, i cili në raste të rënda mund të jetë fatal ose të lërë pacientë të paralizuar, mbetet endemik.
Dy personat e armatosur ishin fshehur pranë një kanali të vogël uji përpara se të hapnin zjarr ndaj rojeve nga një distancë shumë e afërt, tha policia lokale.
Ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të Pakistanit.
Edhe
Në Pakistan shqyrtohet burgosja e prindërve që refuzojnë vaksinimin e fëmijëve kundër poliomielit
Shumë punonjës mjekësor dhe rojet e tyre janë vrarë nga militantët në Pakistan për shkak të qëndrimit kundër vaksinës. Militantët besojnë edhe në teorinë se vaksinat përmbajnë yndyrë derri.
Kundërshtimi u rrit, pasi CIA organizoi një aksion të rremë vaksinimi për të ndihmuar në gjetjen e themeluesit të Al-Kaedës, Osama Bin Laden.
-
Të paktën 9 të vrarë në protestën pro-Iranit pranë Konsullatës së SHBA-së në Karachi
-
Burri që shtiu me qindra plumba te selia CDC-së ishte i zemëruar me vaksinat për COVID
-
Të paktën 31 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite
-
Izraeli goditi një spital ku po vaksinoheshin fëmijët, thonë zyrtarët palestinezë